Jurgen Klinsmann mbetet një tifoz i Interit, skuadër me të cilën luajti gjatë viteve 1989-1992.
Ish-sulmuesi i njohur gjerman, analizoi derbin e Milanos në një prononcim për Sportmediaset, teksa foli edhe për rivalët e skuadrës së Inzaghit.
“Derbi duhet fituar, sepse ka një rëndësi shumë të madhe. Kjo është një ndeshje e veçantë për tifozët. Si interist që jam, unë po e shijoj në maksimum krizën e Juventusit dhe Milanit.
Rënia e Milanit është e pashpjegueshme, sepse ata po paraqiteshin shumë mirë. Nuk arrij ta kuptoj problemin e kuqezinjve. Nga ana tjetër, mua më pëlqen futbolli që luan Interi.
Zikaltrit janë vonë për fitimin e Serie A, Napolin nuk mund ta ndalojë më askush. Unë pres që Interi të mbërrijë të paktën në gjysmëfinalet e Champions League”, theksoi Klinsmann.