Kohët e fundit shpesh lexojmë lajmet se disa klube të njohura nga e kaluara janë në buzë të humnerës dhe e tillë është situata me një klub të njohur anglez që vite më parë ishte pjesë e elitës së futbollit.

Bëhet fjalë për Reading, një ekip që po kalon ditët më të vështira në dekada. Reading luajti për herë të fundit në Ligën Premier në vitin 2013 dhe më pas kaloi gjithë kohën në Championship duke luftuar për një rikthim në elitë. Por humnera filloi vitin e kaluar nën udhëheqjen e kinezit Dai Yongge. Pasuan problemet financiare, skuadra zbriti në kategorinë e tretë, por tifozët do të jenë të lumtur nëse të këqijat marrin fund tani, sepse Reading është në prag të rënies në kategorinë e katërt.

Sa alarmante është situata, mjafton që drejtuesit e ligës sot i hoqën pikët për të tretën herë këtë sezon për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare. Atyre fillimisht iu zbrit një pikë në gusht për shkeljen e rregullave të EFL-së dhe më pas tre pikë për dështimin për të depozituar 125 për qind të pagës së tyre mujore deri në datën kur kanë dakord me ligën, më pas atyre iu hoqën edhe tre pikë të tjera. Sot (e martë) ata morën një zbritje tjetër pikësh, këtë herë për një vonesë prej më shumë se 80 ditësh në pagimin e taksave ndaj HMRC (Të ardhurat e brendshme të Britanisë së Madhe).