Ernest Muçi mund të ndryshojë ambient në merkaton e verës.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e ekipit Celta Vigo, që militon në La Liga.
Aktualisht Muçi është pjesë e Legias së Varshavës në Poloni, ku ka shfaqur një nivel të lartë.
Pergormancat dhe talenti i tij kanë bindur klubin spanjoll të filloj negociatat me Legian.
Prej ditësh janë duke u zhvilluar bisedime intensive për trasferimin e tij tek Celta Vigo, skuadër që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6-të në La Liga.
Mbetet të shihet se çfarë vlere do të kërkojë Legia dhe si do të mbyllet ky operacion.
Klubi polak pagoi tek Tirana 500 mijë euro për shërbimet e Muçit në verën e vitit 2021, tani kjo shumë pritet të 10 fishohet.