Gjykata e posacme e Apelit ka lënë në burg Bajron Gumenin aksionerin e kompanisë së bananeve “Alba Exotic Fruit”, i cili u arrestua pas kapjes së një sasie kokaine në konteinerin e ardhur në Durrës për llogari të tij.

Sipas News24, avokati i të pandehurit, Baftjar Rusi ka kërkuar në seancë shfuqizimin e masës së sigurisë dhe kalimin e dosjes hetimore në Prokurorinë e Durrësit.

Fillimisht, Gumeni u hetua nga Prokuroria e Durrësit, por pasi kjo e fundit shpalli moskopetencën, dosja i kaloi Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Gumeni është administrator i 10 për qind të aksioneve të kompanisë ku u gjet droga 11 kg e 650 gram kokainë.