“NJË DASMË E HATASHME” me regji nga Kiço Londo dhe me trupën e aktorëve Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha do të vihet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për dy net me radhë.
Një komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.
Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje.
Datat e shfaqjes:
👉18, 19 Shkurt
⏰ 18 : 00
📍 Teatri Aleksandër Moisiu, Durrës
Për bileta telefononi 📲 068 39 13 813