Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë për mediat lidhur me fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.
Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.
Gjatë fjalës së tij Xhafaja tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar më tej se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin.