KOKOE ka marrë vendimin për dy kandidatë nga Primaret, referuar konfliktit ku pati edhe të shtëna me armë në degën e PD në Kurbin.

Në njoftim bëhet me dije se personat e përjashtuar janë Alfred Dajcci dhe Edmond Shkoza.

PD gjithashtu dënon sulmin duke vlerësuar se aktet e dhunës, të papranueshme e të patolerueshme, dhe se është cenuar rëndë ecuria e Primareve.

KOKOE ka bërë gjithashtu thirrje që të merren masat e nevojshme disiplinore dhe shkarkimi  nga çdo funksion i Vani Ricës, personi që qëlloi me armë.