Pasditen e sotme u raportua për një grindje mes simpatizantëve të PS-së e LSI-së në qytetin e Durrësit, ndërsa policia ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku thuhet se sherri mes të rinjve nuk ka patur arsye politike.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se janë konfliktuar simpatizantët e dy subjekteve politike, sqarojmë se:
Në lagjen Nr.17/1, për motive të dobëta janë konfliktuar dy shtetas.
Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Xh.M. 26 vjeç, I cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Sqarojmë që konflikti nuk ka ndodhur për motive politike, por si rezultat I një konflikti të mëparshëm në shtetin italian midis autorit dhe të dëmtuarit (për arsye punësimi).
Është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.