Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi po zhvillon këtë të premte, më 22 maj, një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka adresuar bllokimin e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Të drejtat e të gjitha palëve janë respektuar.

Sjellja e deritanishme e palëve zhvilluese, bllokimi i kantierit, konfliktet gjyqësore dhe shkeljet kontraktore kanë shkaktuar vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj projektit. Kjo sjellje nuk do të tolerohet dhe shteti do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për respektimin e detyrimeve kontraktore.

Konflikti që po pengon realizimin e aeroportit të Vlorës duhet të kuptohet se është, në thelb, një mosmarrëveshje e pastër civile dhe kontraktore mes dy palëve private”, tha Karakaçi.