Qeveria e Ukrainës ka shkarkuar një zëvendësministër të mbrojtjes të ngarkuar për blerjen e armëve.
Zyrtari i lartë i mbrojtjes u shkarkua në mes të konflikteve të brendshme në Ukrainë për furnizimin e vendit me armë, një mosmarrëveshje që po ndërlikon përpjekjet e Kievit për të siguruar partnerët kryesorë perëndimorë në një moment kritik në luftën e Ukrainës me Rusinë.
Mosmarrëveshje u ‘ndez’ javën e kaluar pasi ministri i mbrojtjes Rustem Umerov kritikoi përpjekjet e Ukrainës për blerjen e armëve si të dështuara për të dhënë rezultate për trupat e vijës së parë.
Ai më pas shkarkoi Dmytro Klimenkov, duke përmendur rezultate “të pakënaqshme” dhe tha se nuk do të rinovonte kontratën me Maryna Bezrukova, kreu i agjencisë që koordinon blerjet e armëve për ushtrinë e Kievit.
Agjencia tha në përgjigje se kishte bërë “përparim të rëndësishëm” në rritjen e ofertës dhe uljen e çmimeve dhe se do të vazhdojë të punojë nën Bezrukova.
Kievi po përpiqet të përmirësojë shpenzimet e tij për mbrojtjen ndërsa lufta po i afrohet vitit të katërt, një përpjekje që merr një rëndësi më të madhe pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nuk e ka bërë të qartë nëse Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën, siç ka bërë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.
Përveç thirrjes për rrëzimin e Klimenkovit, Umerov ishte veçanërisht kritik ndaj Shërbimit i Prokurimit të Mbrojtjes, i cili koordinon blerjet e armëve për ushtrinë e varfër ukrainase.
Agjencia u krijua pas ankesave të bëra më herët gjatë luftës për keqmenaxhimin nga ministria dhe synonte të përjashtonte ndërmjetësit dhe të minimizonte rrezikun e korrupsionit.
Umerov tha në një deklaratë të premten se shërbimi është “shëndrruar në mënyrë të pashpjegueshme në Amazon” dhe se blerjet po shikohen publikisht. Ukraina është përpjekur prej kohësh t’i mbajë si sekret të lartë detajet në lidhje me furnizimin me armë .