Përmes një postimi në Facebook, Bashkia e Durrësit informon qytetarët në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqesin në njësitë administrative për firmosjen e kontratës së grantit të rikonstruksionit.
Bëhet me dije se qytetarët përfitues duhet të kenë fotokopjen e IBAN dhe fotokopjen e kartës së identitetit.
“Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët përfitues të grantit për rikonstruksion të paraqiten pranë njësive administrative respektive për të firmosur kontratën përkatëse.
Të gjithë këta qytetarë duhet të paraqesin këto dy dokumenta:
– Fotokopje e IBAN(numri i llogarisë bankare).
– Fotokopje e kartës së identitetit.
Ftojmë të gjithë këta qytetarë të paraqiten pa vonesë pranë njësive administrative për të përfituar sa më parë grantin përkatës sepse fondi është akorduar nga qeveria shqiptare.”, shkruhet në postim.
Kujtojmë që dy ditë më parë, po përmes një njoftimi në rrjete sociale, bashkia e qytetit bregdetar dha lajmin se ka nisur procesi për firmosjen e kontratave mes këtij institucioni dhe qytetarëve përfitues të grantit për rikonstruksion DS1-DS2-DS3.