Një 27-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në pranga pasi është kapur me drogë dhe përforcues grushti metalik.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin; E. Z., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet  e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis dhe heroinë, si dhe një përforcues grushti metalik.”, njofton policia.

Materialet i kaluan  Prokurorive përkatëse  për veprime të mëtejshme.