Nëse keni vënë re aktivitete të çuditshme në llogarinë tuaj në Facebook, ekziston mundësia që dikush të ketë marrë të dhëna aksesi.

Shenjat më të zakonshme që llogaria juaj është hakuar janë postimet e pazakonta që nuk i keni bërë, ose “miq” të rinj që nuk i keni pranuar.

Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të përcaktuar nëse jeni objektivi i hacker-ave dhe për të rikthyer llogarinë tuaj në Facebook. Nëse jeni duke përdorur telefonin tuaj, hapni aplikacionin dhe klikoni Setting – Security and Login – Where You’re Logged In.

Si të mbroheni?

Do të shihni një listë të pajisjeve nga të cilat është aksesuar llogaria, si dhe vendndodhjen e tyre të përafërt. Nëse ka ndonjë të panjohur, ndoshta jeni nën sulm nga hakerat. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.