E njohur për dashurinë e saj për ndryshimet, Lizzo duket se po e shijon pamjen e saj të re më shumë se kurrë. Këngëtarja fituese e çmimit Grammy tani është bjonde dhe vazhdon të ndajë foto të saj me miqtë e saj në internet.
Në një postim që bëri në llogarinë e saj në Instagram, ajo ngarkoi një sërë fotosh dhe videosh prapa skenave, ku shfaqej si bionde. Në fakt, shumë veta vunë re në postimin e saj se ajo i referohej qartë Beyoncé-s.
“Vetëm një vajzë dhe epoka e saj e bjondes”, shkroi Lizzo në mbishkrimin e postimit, i cili përfshinte edhe pamje nga paraqitja e saj e fundit në skenë si e ftuar për SZA gjatë Grand National Tour në Los Angeles.