Një person është plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në qafë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave nga policia lokale i riu 26 vjeçar me inicialet K.Z ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.

Policia shpreson se nga deklarata e të dëmtuarit mund të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh. Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkatuara nga mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës.