Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancen plenare, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kosovë kanë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit. Kjo lëvizje i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj.

Sipas Kushtetutes së Kosovës, në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë më pas.

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Të gjitha subjektet politike kanë deponuar nënshkrimet si dhe janë deklaruar se janë pro shpërndarjes.