Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Poposki nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë ku, bashkë me mikpritësin e tij Hashim Thaçi, do të nënshkruajë dy marrëveshje. Njëra pritet të jetë marrëveshja për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, ndërkohë që tjetra do të jetë marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiç-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve. Takimi i dy homologëve në Prishtinë është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa. Thaçi dhe Popovski pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si edhe për projektet e përbashkëta në nivel rajonal.
Kosovë & Maqedoni, tani lëvizet edhe vetëm me letërnjoftime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA, CIA deklasifikon dokumentet sekrete mbi Al Kaedën
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj
Pas marrjes së detyrës, ministrja Spahiu tregon prioritetet e punës së saj: Do të jetë një sfidë shumë e vështirë (VIDEO)
Ambasada amerikane në Tiranë nderon viktimat e 11 Shtatorit: Nuk do të harrojmë kurrë





