Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka denoncuar së fundmi tiktokerin e njohur Kozak Braçin, i cili shfaqet duke hedhur një kanoçe në det teksa lundron në një jaht.

Pamjet filmike të Kozakut janë që nga vera e 2024-s kur ndodhej në Greqi, pasi e njëjta video është publikuar nga vetë tiktokeri në rrjetin e tij në Instagram.

Në videon e publikuar në faqen e tij të Facebook, Balla kërkon që Kozaku të gjobitet me 200 mijë lekë pasi ka shkelur një nga rregullat kryesore të mbrojtjes së mjedisit.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot “të fortin” duke hedh kanoçen në det” shkruan Taulant Balla.