Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit.

KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët e zgjedhur në Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike.