16 maj 2015 – Një krim i rëndë familjar është shënuar orët e para të ditës së sotme në Mamurras, ku vëllai ka vrarë vëllanë.

Autori i krimit Afrim Sela, i moshës 40 vjeç, rreth orës 03:00 ka vrarë në banesën e tij me armë zjarri Fabjanin 33-vjeçar.

Motivet e këtij krimi vëllazëror nuk janë zbardhur ende, ndërkaq policia po vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/