Pamje nga vendi i ngjarjes
Në qendrën e votimit, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot raportohet një konflikt që ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri.
Dy qytetarë të identifikuar si shtetasit me iniciale K.P., dhe A.Ll., janë konfliktuar me njëri-tjetrin fillimisht me fjalë brenda perimetrit të sigurisë.
Më tej debati ka degraduar me përdorimin e armës së zjarrit jashtë perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet K.P., ka shtënë njëherë në ajër me armë zjarri.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.