Brighton ka nisur bisedimet me klubin e Interit për mesfushorin Kristjan Asllani.

Trajneri i “pulëbardhave”, Roberto de Zerbi, i njeh mjaft mirë cilësit e ndërkombëtarit shqiptar shkruan TMW dhe po vendos veton për këtë lëvizje.  

De Zerbi ka bërë një telefonatë me shefin e Interit, Piero Ausilio për të kuptuar kushtet e klubit për Asllanin.

Mesfushori mbërriti vetëm një vit më parë nga Empoli, por mund të joshet nga një lëvizje në Brighton, ku do t’i garantohej një lojë e rregullt.

Interi do të ishte i gatshëm ta shesë, megjithëse do të insistojë në një çmim fillestar prej 35 milionë euro.

Nga ana tjetër Asllani do ta mirëpresite me kënaqësi transferimin në Premier League, pasi tek Inter nuk po gjen hapësirë.