2 shishe parfumi i kanë kushtuar prangat një 49-vjeçari nga Durrësi.

Mësohet se shtetasi F.A. ka vjedhur dy shishe parfumi në një mjet tip Rover, në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka tentuar të largohet.

Por hajduti nuk ka mundur të shkojë shumë larg, pasi është arrestuar menjëherë nga policia. 

Pasi të lërë qelinë, ndoshta nuk do t'i shkojë më në mendje të prekë shishe parfumi me dorë.

M.B.