Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, çifti i plagosur është qëlluar nga 20-vjeçari Ilia Jani, i cili është nipi i bashkëshortes së plagosur.

Ilia Jani njihet si një person problematik nga bashkëfshataret, teksa banorët e fshatit bëjnë me dije se Beni Leka është goditur me thikë në gjoks, ndërsa Ditera Leka me gurë në kokë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar autorin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e dyfishtë.