Një shtetas i mitur i moshës 15 vjeç nga Durrësi, është kapur në flagrancë me 4 doza kanabis sativa.

Policia e Shtetit informon zyrtarisht se “Më datë 15.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur E.Xh., vjeç 15, banues në Durrës”.

Gjatë një kontrolli fizik që uniformat blu ushtruan ndaj të miturit në kryeqytet, në rrugën “Lord Bajroni”, iu gjetën e bllokuan 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Dozat u sekuestruan, ndërsa 15-vjeçari do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sipas nenit 283/1 të Kodit Penal.