Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Markes në Itali.

Një i burgosur 20-vjeçar shqiptar me inicialet N.D. është vetëvrarë në burgun e Fermos në Itali.

Lajmi i është komunikuar familjarëve nga autoritetet e burgut. 20-vjeçari është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej disa vitesh jetojnë në Itali.