Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në  rrugën “Tahir Kadare” në Tiranë, rreth orës 22:05.

Nga të dhënat mësohet se 47-vjeçari ka qenë në kushte të rënda psikologjike, gjë e cila ka bërë që ai të t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  shtetasi  Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.