Një 67-vjeçar është ndaluar nga Policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

I ndaluari me iniciale R.Ç. u ndalua pas kallëzimit të bërë në komisariat. Dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 13-vjeçare.

Kjo e fundit po trajtohet me psikolog, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.