Nga dosja e Prokurorisë, zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që dekalrohen si pronarë të kësaj zone.

Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

BISEDAT E GJEVI NDOKËS

Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit …760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:

Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën…118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber… Ban një filmim.
+197: 118 numri i pasurisë?
Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.
+197: Ok.

Gjevi Ndoka: 1018 se harrova…

+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?
Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën…??!!
+197: Kush e ka apo çaaa…??Gjevi Ndoka: Si ashtë…., a është shtet, … a kush e ka, si është…??
+197: …Aaaa ok….
Gjevi Ndoka: …Nuk kuptova, …mirëmëngjesi..!
+777: …Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,… janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”…!
Gjevi Ndoka: …I kam verifiku…, janë 100% e mos e vrit menjen…!
+777: …Po i verifikova unë i tash prapë, … por ai Nikolla flet kështu sipas interesave…
Gjevi Ndoka: ...Rri, se e di ku e ka interesin ai…! E dyta, …jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash… atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”…! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”…!
+777: …Po takohena mbrapa e flasim…
Gjevi Ndoka: …E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, …e di unë të sigurt se prej kujt…!
+777: …Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: … edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”…!
+777: … Po mirë, s’ka rëndësi…zgjidhe ti…!
Gjevi Ndoka: … Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot… – se ky nuk flet për këtë rast. … Se ne na duhet nji që të mos
foli…!
+777: …Cili…, kyyyy…., ky kushërini jot…???
Gjevi Ndoka: … Jo ky “tjetri”, … Armando!
+777: … Armando, … ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k… boll…”!
Gjevi Ndoka: … Na duhet “një k…” për kët punë…

Sipas transkriptimit të përgjimeve të numrave celularë në posedim nga Gjevi Ndoka dhe një personi i identifikuar me profesion topograf, lidhur me parcelën me nr. 540 rezulton:

+178: … Në daç mbaje mend… në daç shënoje, … nuk e kap “kjo që kam unë përpara”, … e ka me më mxjerr hartën e 540-ës.
+760: … 540-ën?
+178: … 540-ën… i thuj “atij” se e merr vesht ai, … e ke indeksin 4476…131 C.
Gjevi Ndoka: Po. 540-ën…, sonte a nxjerr gja… (i thotë dikujt) më jep një laps e një letër…
+178: … S’ka problem… nesër nadia (mëngjes) ta kry gati, se punoj “këtu” unë!
Gjevi Ndoka: …540…?!
+178: … Po, është numri i pasurisë 540, është indeksi 4476, 131 C…
Gjevi Ndoka: ... Prit… prit nji sekond…indeksi…?
+178: …4476, 131 C…, edhe se më duhet për nadia, se unë po punoj… i hapi punë vedit.
Gjevi Ndoka: … Kjo do hartën e saj ëëëë…?!
+178: … Duhet, se s’e kam, … nuk e përfshin kjo këtu!

Nga transkriptimi i përgjimit ndërmjet numrit në posedim të Gjevi Ndokës dhe personave të tjerë, si përfitues i një sipërfaqe toke, note, topograf etj., rezulton:

Gjevi Ndoka: Si kalove? Dëgjo shokun tan, nesër 90% do më duhesh! Po të them unë me më ardh me më hedh një firmë! Po të them unë se më duhet një firmë e jotja… dhe po mujte më duhet edhe një certifikatë. Certifikatë familjare.
+310: Po mirë, se po e marr në Lezhë.
Gjevi Ndoka: Po mujte mirë, nesër o kur të dush, … edhe pasnesër se ta ka ba gati te noteri për firmë!

+310: Nesër.
Gjevi Ndoka: Mundohu të vish pas orës 11:00 nesër, dal e t’marr unë aty e të çoj te noteri … dhe mbrapa del certifikata direkt në emër tand, e ço direkt në hipotekë.
Gjevi Ndoka: Zef, …a je te puna?
+804: Jo jam te hipoteka, po shko tash aty se i them në telefon unë, …e ka gati!
Gjevi Ndoka: Shiko ça ke me i thën, … mos t’i thotë asnjë gjë, vetëm të firmosin e të iki në punë të vetë ajo!
+804: Po do vij me gjithë gru ai…?!
Gjevi Ndoka: Po do firmosi Maksi, njëherë or burrë, …edhe mos i thuj gjë asaj…! i thuj…: …me atë tjetrën merrem unë…! Veç ta hudhi firmën, a kupton? A po ma sjellë ti?
+804: Jo, tani jam te hipoteka e vonoj 5 minuta! Të vijë më vonë…
Gjevi Ndoka: Po ka ardh prej Shkodre or burrë…!
+804: Po mirë të shkoj, …tash në telefon po ia sugjeroj asaj…
Gjevi Ndoka: Po mirë, … po i thuj vetëm të firmosi mos të japi shpjegime, … qëndro te hipoteka, kaq.
+804: Po jo mo se, … ashtu i them unë i them hajt…!
Gjevi Ndoka: Po kam fol unë me të mor vëlla, … veç të hedhi atë firmë! O Maksi “ky”?
+804: Po e kuptoj, e kuptoj. E si e ka emrin e babës kjo…?
Gjevi Ndoka: Pyete vetë, …është nusja e një shokut tonë…, i ka vdek i shoqi.
Gjevi Ndoka: …Heeej se harrova…, a kanë mbaru punë ata atje “lart”, a jo…? Ata sipër punës tane, or burrë?
+880: …jo, tu ec janë…, jo!
+760: …Hëëë s’kan mund ta bëjnë…! Ai i hartës, po …i hartës po.
+880: …Ok, mirë po të mora vesh, …thashë se mos ka mbaru puna…!
Gjevi Ndoka: …Po jo mo zemër! Na duhet diçka, na duhet një konfirmim…, po hajt se flasim nga afër…!
+880: …Hajt se do e firmosësh ti, …2 minuta!
Gjevi Ndoka: …Takohena mbrapa.

SHTETËSIMI NGA ZBULIMI I ABUZIMEVE

Nga transkriptimi i përgjimeve (si më poshtë) rezulton se personat janë vënë në dijeni se organet shtetërore kanë ardhur në dijeni të një rasti tjetërsimi të pronësisë dhe shqetësohen për këtë fakt:

Gjevi Ndoka: …Ku je, …a je me njerëz a vetëm?
068…070: ...Fol…? Është me këtë “Drejtorin”…!!!…
Gjevi Ndoka: … Ça problemi vëlla…!
+070: ...S’di pra gja, …kush i ka pru letrat…!
Gjevi Ndoka: …Po si në emër të atij, na qiti punë, na fiku…!…
+070: …S’e di jo, s’e kuptoj…!
Gjevi Ndoka: …Na doli lojë me ta, or burrë, …a e di si asht ajo kontrata atëhere…!!! Si do bajm…?! Na dol lojë kjo punë, … si do manovrojmë…?!
+070: …Unë me ta jam tu ik për Tiranë, po po munohem me i shpjegu nejsesi!
Gjevi Ndoka: …Po jooo, … mos i thuj asnji punë, …mos i thuj gjë për të!
+070: …Po i them… kanë ken në emër të atij mor, …Zefit !!??
Gjevi Ndoka: …Jo, jo fare, se na qet lojë!
+070: …Po s’ke ça, …s’ke ça… se si në botë! “Ky” i ka kopjet në dorë
Gjevi Ndoka: …Si i ka kopjet…?!
+070: …Ia ka pru “ky”! Ia ka pru ky mor burrë, …ky Drejtori!
Gjevi Ndoka: …Ça kopjesh ka?!
+070: …Krejt mor, …ça kanë ashtuuu…!

Gjevi Ndoka: …Kush ia ka dhanë?!
+070: …Nuk e di. S’e di…, … i tash e mora vesh edhe unë!
Gjevi Ndoka: …Mos na sill në “skenë” njëherë, …mbaje një herë nji ashtu…!!!
+070: …Duhet me thonë … “s’di gja”…!
Gjevi Ndoka: …Po, … ta shohim, mos ka ba “ndonjë gabim harte” – i thuj.
+070: … Jo mor burrë, … se më pyeti mu dhe më tha… – “kush ia ka dhanë atij”?! … Tashi unë s’po i them se s’e kam dhanë unë, … se këtë e dinë!!!
Gjevi Ndoka: …Po si do bajmë, praaaa…?!!!!
+070: ...I tash të dali, … ka për t’më thanë.
Gjevi Ndoka: …Pash kryet e robve, … mos i thuj gja nji herë për mu, … mos më qit mu…!!!
+070: …Jo mor, …s’di ça me i than mor…!?
Gjevi Ndoka: …Mos ma nxjerr i herë! Pa s’di si me i thanë…?!!! Bobooo sa lojë na doli me kët punë!
+070: …Duhet me i thanë se, “kjo” është në emër të Zefit, e me mujt me e mbyll nji ashtu!… jo tandin … po i them, … mund të jetë ba ndonjë gabim, se ka kenë prokura për tjetër gjo, e këshu asht përmend emri jot!
Gjevi Ndoka: …Asht ba ndonjë gabim harte… – i thuj.
+070: … Do t’i them se s’ka ken në emër tand, ka kenë në emër të Zefit!!! … Se Zefi s’e merr që s’e merr vesh prej tij…!
Gjevi Ndoka: …He ç’na qiti punë…, me të ik truni!
+070: … Edhe 800 m2, … atë të voglën, i them se është në emër të tij, ala…! Po i them… – s’di gja se ku ka gja në emër tand! Ma mirë i kështu?!
Gjevi Ndoka: …Po, i thuj se “mos ka gabim harte e ta verifikojmë të hënën”…!
+070: … Mirë, po i them pra, …se ashtuuuu…Zefi!
Gjevi Ndoka: …Mos i thuj që folëm bashkë?!
+070: …Jo, “s’ka lidhje me ty”…!
Gjevi Ndoka: … Ma jep pak atë…që je me të…? A të mori vëllai jem nji tash në telefon?!

“Pjesën e Ronës, kape krejt”

Qëllimi i kreut të këtij grupi kriminal subjektit Gjevi Ndoka, pasqyrohet qartë në dy transkriptet me nr. 15622 dhe nr. 15625, të datës 30.03.2017, ku subjekti Gjevi i drejtohet punonjësit të hipotekës Bledar Cara me shprehjet:

“…Bled, a po m’i nxjerr dy numra pasurie nga ato që pamë atë ditë…?, e ndërkohë duke e finalizuar me moton: “…Shihe ranën nji aty … Ça të jenë … këtë e din vetë ti, … pjesën e Ronës, kape krejt q…motrën”./Shqiptarja.com