Ndërron jetë pasagjeri 55- vjeçar pas një aksidenti në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Viktima ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki” me drejtues H.R., 67 vjeç banues në Elbasan kur është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë, ndërroi jetë 55-vjeçari i identifikuar si Agim Neziri banues në Tiranë, ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur lehtë.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.