Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e janë plagosur 5 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor Bajram-Curri-Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy automjete tip "Benz" dhe "Toyota" janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit B.Ç., Z.M., A.Ç., A.Ç., H.L., ndërsa 9-vjeçari me inicialet E.Ç., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ku grupi hetimor ku po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.