Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Selanik, ku në aksident janë përfshirë një makinë që drejtohej nga një turist gjerman dhe dy motorë.

Sipas "Newsboom.gr", viktimat janë të moshës 51-vjeçare dhe një 28-vjeçar po shqiptar, që ishin në të njëjtin motor, ndërkohë që nuk bëhet me dije identiteti i tyre

Viktima e tretë është një djalë 28-vjeç, ndërsa një vajzë e re 18-vjeçare ndodhet rënde në spital. Sakaq, drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje shoku në spital.