Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe ende nuk dihet identiteti i viktimës si dhe të plagosurve.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.