Tre automjete janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur sot në aksin Shkozet-Durrës.

Si shkak i aksidentit duket se ka qenë një frenim i shpejtë i një furgoni, për pasojë e të cilit dy automjete të tjera janë përplasur.

Raportohet se në një prej makinave të përfshira në aksident kanë qenë disa sportistë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.