Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës. Pasditen e sotme, rreth orës 17.30, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe personi që udhëtonte me të ka mbetur i plagosur.

Siç duket edhe nga fotot që po publikon DurrësLajm, automjeti top Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar sipër stolave të vendosur anës trotuarit.

Ambulanca transportoi personin e plagosur, që sipas policisë së Durrësit është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaeve të aksidentit.