Një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë, në unazën e Shkozetit.

Sipas informacioneve paraprake nga banorët e zonës janë përplasur tre automjete dhe ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia e Durrësit konfirmon se nga përplasja e trefishtë ka mbetur i plagosur një shtetas, që është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 01.06.2020, rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet,  janë përfshirë në një  aksident rrugor 3 mjete, e për pasojë  ka mbetur i lënduar vetëm një shtetas i cili është dërguar në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e  shkakut të aksidentit.