Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.