Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor të Transballkanikes, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.

I riu me inicialet XH.V ishte duke udhëtuar me motor, ndërsa shtetasi A.A. 31 vjeç drejtues i mjetit furgon e ka përplasur në rrugë.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor të Transballkanikes ka ndodhur aksident rrugor.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti fugon me targa AA 310 MZ, me drejtues shtetasin A.A., 31 vjeç, ka goditur dhe aksidentuar shtetasin Xh.V., 19 vjeç, i cili drejtonte mjetin motorr tip Lifan.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet duke marr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.