Një aksident fatal ka ndodhur në Peqan të Kosovës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona, katër janë lënduar dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Mësohet se bëhet fjalë për minibusin e linjës Durrës-Prishtinë-Tiranë. Dyshohet se që të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe aktualisht kanë mbërritur ekipet e emergjencës.