Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës rreth orës 05:45, në aksin rrugor Fier-Patos.

Në afërsi të karburant “Braka Oil”, 50 vjeçari me inicialet N.T, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur një këmbësore.

E dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e së plagosurës.