Një 82-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.T, banues në këtë fshat, është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar shtetasin Rexhep Shyti, 32 vjeç banues në fshatin Labinot – Mal, drejtues i mjetit tip "Benz", që aksidentoi këmbësorin.