Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

A. M., 17 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, lidhur me operacionin e koduar “Nikla”, datë 12.07.2020.

M. S., 24 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka nxjerrë urdhër-ndalimi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, sepse më datë 14.06.2020, ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 53 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

Z. Ll., 36 vjeç, banues në banues në Laç, pasi më datë 14.07.2020, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin  tip “Piaggo” me drejtues shtetasin S. V., 52 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.