Një 36-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë nga forcat blu të qytetit bregdetar.

Nga njoftimi zyrtar mësohet se shtetasi A.B., ka dhunuar fizikisht në afërsi të banesës së tij, kunatin, shtetasin M.N..

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B.,36 vjeç, banues në Durrës, pasi në afërsi të banesës së tij, ka dhunuar fizikisht kunatin e tij shtetasin M.N..”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme