Një person i dënuar me 16 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrës në organizata kriminale, u arrestua nga blutë e Durrësit për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas informacioneve policore, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin në kërkim ndërkombëtar M.H., vjeç 41, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në IEVP-në e Fushë-Krujës.

Sipas të njëjtave burime, 41-vjeçari është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Barit Itali, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizate kriminale” dhe Trafikim i lëndëve narkotike”. Neni 110 i Kodit Penal Italian.

Arrestimi i tij u krye një ditë më parë nga ana e seksionit për narkotikët.