Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Qerim M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Qerim M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Gjatë operacionit “Vol-Vo 4” në tetor të vitit 2018, u goditën 4 grupe kriminale dhe u arrestuan më shumë se 30 persona. Gjatë këtij operacioni, në pranga u vunë edhe ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.