Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me pistoleta, pushkë dhe heroinë. Mësohet se shtetasi me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë në pranga në shtëpinë e tij në San Pancrazio.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, shqiptari fshihte tre armë, pesë pushkë dhe gjysmë kilogram heroinë. Po kështu edhe objekte të çmuara; që dyshohet se janë vjedhura. Aktualisht ai po mbahet në burgun e Via Burla-s.