Persona ende të paidentifikuar paraditen e sotme kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të të automjetit "Volkswgen" me targa AA 686 BF,  që drejtohej nga  shtetasi Dh.Ll, 42-vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55, në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën, teksa drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Forca të shumta policore  kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes, ku janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.