Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin drejt Rusisë për 34-vjeçarin Rasul Miklajev, i cili akuzohet për terrorizëm.

Pas kërkesës së shtetit Rus për ekstradimin e të riut të shpallur në kërkim, gjykatësi i çështjes, Paulin Cera ka vendosur pro.

Mësohet se shtetasi rus ka thënë para gjykatësit: “Mos më ekstradoni se më torturojnë sikurse të afërmit e mi. Putini është klan terrorist. Atje do më vrasin”.

Ndërsa Cera i ka siguruar 34-vjeçarit se nuk do të përballet me tortura në Rusi por me një proces të rregullt gjyqësor ku do të kërkojë të drejtën e tij.