Mbrëmjen e sotme, në dalje të Kamzës ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina është përplasur me murin dhe është përmbysur.

Gjatë përplasjes, mjeti ka rrëzuar në tokë dhe një shtyllë elektrike ndriçimi.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.