Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë ku si pasojë tre persona janë plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobuz, me drejtues shtetasin B.Xh, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë ka ndodhur një aksident rrugor, ku shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobuz, me drejtues shtetasin B.Xh, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.